Agron Thaçi, kryeshef ekzekutiv i INFRAKOS-it, ka thënë se marrëveshja për hekurudhat mes Kosovës dhe Serbisë i ka gjetur të papërgatitur.
“Neve na ka zënë të papërgatitur. I takon Qeverisë që të bëjë grupet punese. Pastaj ne mund ta ofrojmë ekspertizën tonë në mënyrë që ajo të ketë sukses në praktikë”, ka thënë Thaçi për televizionin publik.
“Ne nuk kemi pasur ndonjë njoftim. Edhe ne jemi njoftuar nga mediat”, deklaroi ai.
I dërguar special i presidentit amerikan, Donald Trumpit për dialogun Kosovë - Serbi, Richard Grenell, në një bisedë telefonike për gazetën “Koha Ditore”, ka bërë të ditur se është arritur marrëveshja në parim për hapjen e transportit hekurudhor ndërmjet Kosovës e Serbisë.
Gjatë bisedës me një grup të vogël gazetarësh, Grenell ka thënë se gjatë vizitës në Prishtinë dhe asaj në Beograd sot, ka marrë pajtimin e të dy palëve për një hap të tillë. Marrëveshja është në parim, ndaj sipas tij nga e hëna pritet të negociohen detajet.
Për “Kohën Ditore”, ai ka thënë se për një marrëveshje të tillë pëlqimin e ka marrë edhe nga qeveria aktuale, por edhe nga liderët e partive që po negociojnë mundësinë e koalicionit qeverisës.
-
Grenell arrin marrëveshje parimore për linjën hekurudhore Prishtinë-Beograd
-
Kurti: Kam rezerva për marrëveshjet e nënshkruara sepse nuk kam qenë pjesëmarrës në negociata
-
Osmani: S’i dimë detajet e marrëveshjes për hekurudhat, nuk lejojmë që Thaçi të përzihet në dialog
-
Kosova e Serbia zotohen t’i hapin hekurudhat dhe të ngrenë autostrada lidhëse
-
“Süddeutsche Zeitung”: Thaçi po kritikohet për pazare të fshehta me Beogradin