PDK-ja e cilëson kryeparlamentarin Konjufca "ideolog të terrorizmit të lidhur me ‘Syrin e Popullit’”

PDK-ja e cilëson kryeparlamentarin Konjufca "ideolog të terrorizmit të lidhur me ‘Syrin e Popullit’”

24 January 2020 15:03

Grupi Parlamentar i PDK-së, nëpërmjet një komunikate për media, pretendon që Kuvendit të Kosovës i është dhënë karakter parapolitik.

“Grupi Parlamentar i PDK-së, shpreh indinjatë për karakterin parapolitik që i është dhënë Kuvendit të Republikës së Kosovës, duke qenë në krye të tij ideologu i organizatës terroriste "Syri i Popullit", Glauk Konjufca.

Kryeparlamentari Konjufca, i cili ka lidhje të ngushta familjare me ish- asamblistin dhe ish- kandidatin për deputet të VV-së, Sadri Ramabaja, i dënuar në rastin "Syri i Popullit", duke heshtur, po mbron veprimtarinë e kësaj organizate terroriste, e cila krijoi lista për vrasjen e kundërshtarëve politikë dhe filloi zbatimin e saj duke bërë atentat”, thuhet në reagim.

Më tej, ky subjekt e akuzon Lëvizjen Vetëvendosje për heshtje ndaj këtij rasti.

“Me heshtjen e saj, Vetëvendosje po rikonfirmon atë që e kemi thënë vazhdimisht dhe që u vërtetua edhe në gjykatë - se “Syri i Popullit” është zgjatim i Vetëvendosjes në praktikë dhe diskurs.

PDK kërkon të ruhet fryma dhe karakteri demokratik i Kuvendit të Kosovës nga çfarëdo individi që asocohet me këtë organizatë terroriste”, përfundon reagimi i GP të PDK-së.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme