Arbëri

Vuçiqi i ankohet Grenellit për humbje të 435 milionë eurove nga taksa e Kosovës

Foto: Koha
 

Në takim me të dërguarin special të presidentit amerikan Trump për dialogun Kosovë - Serbi, Richard Grenell, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se nga taksa e vendosur nga Kosova, shteti i tij deri tashti ka pësuar humbje prej 435 milionë euro, bën të ditur B92, transmeton Koha.net.

"Më shumë se 1 milion euro në baza ditore”, ka shkoqitur shifrat e humbjeve Vuçiqi në një konferencë për media bashkë me Grenellin.