Grenelli thotë se nuk ka afat për arritjen e marrëveshjes përfundimtare me Serbinë Foto: Koha

Grenelli thotë se nuk ka afat për arritjen e marrëveshjes përfundimtare me Serbinë

23 January 2020 10:33

I dërguar special i Trumpit për dialogun Kosovë - Serbi, Richard Grenell në një adresim para mediave, i pyetur nga Koha Ditore nëse ka afat kur duhet arrihet marrëveshja me Serbinë, tha se kurrë nuk ka afate për arritjen e një marrëveshje të tillë.

Duke fol për kompromisin ndërmjet palëve, Grenell ka thënë se bashkë me presidentin Trump po përpiqen të gjejnë mënyrën për të ndikuar në zhvillimin ekonomik.

“Shikojeni prosperitetin në Amerikë dhe jemi në zjarr. Po marrim industri të reja e po i rrisim sepse po përpiqemi të ndihmojmë bizneset dhe fokusi është në punë e ekonomi. Si t’u jepet të rinjve punë e shpresë. Ajo që kam dëgjuar nga bizneset amerikane është se duan të vijnë këtu por mendojnë se ka konflikt. Ka apo jo, kjo i frikëson njerëzit. Ajo që përpiqem të bëj është të sjell bizneset këtu e nuk shqetësohem për luftërat politike. Realiteti është se edhe qeveritë në gjithë botën kanë këto diskutime të vështira për formimin e qeverisë”, ka thën Grenell, raporton Koha.net.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme