KDI: Kosova shënon rënie në luftën kundër korrupsionit Foto: Koha

KDI: Kosova shënon rënie në luftën kundër korrupsionit

Arbnora Luta Arbnora Luta 23 January 2020 10:26

Instituti Demokratik i Kosovës në një konferencë për media ka publikuar raportin “Indeksi i perceptimit të korrupsionit 2019”.

KDI-ja thotë se Kosova ka shënuar rënie në luftën kundër korrupsionit.

“Kosova, në indeksin e sivjetmë të përceptimit të korrupisonit për vitin 2019 të Transaprecy Internatiol radhitet e 101-ta me 36 pikë”, u tha në konferencë.

Sipas KDI-së, mungesa e tranpsarencës në shumë institucione ka bërë që Kosova të shënojë regres në luftimin e korrupsionit, raporton KTV.

Florent Spahija nga KDI-ja, tha se Kosova duhet të fokusohet në tri fusha: Pavarësia e sistemit të drejtësisë, lufta kundër korrupsionit dhe prokurimi publik.

"Kosova ka shënuar rënie në luftën kundër korrupsionit, nga 37 pikë sa ka pasur vitin e kaluar, ka 36 pikë sivjet. Nga vendi i 93 kemi rënë në vendin 101. Kosova është në një vend me Bosnjën, Panamanë, është larguar nga mesatarja evropiane. Rangimi i dobët i Kosovës i atribuohet institucioneve të drejtësisë, gjykatave, prokuroritë. Flasim për transparencë të ngushtuar, mungesa e institucioneve në transparencë e ka ranguar këtu Kosovën. Vlen të theksohet se Kosova është një pikë me mirë se Shqipëria, por është më keq se Serbia", tha ai.

Në raport theksohet se Danimarka radhitet me më së paku korrupsion në botë. Pastaj, Zelanda e Re dhe Finlanda.

Kujtojmë se Indeksi radhit 180 vende dhe territore të botës në bazë të nivelit të perceptuar të korrupsionit në sektorin publik. Ai përdor një shkallë prej zero pikësh deri në 100, ku zero tregon për një vend shumë të korruptuar, ndërsa 100 një vend shumë të pastër.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme