Haradinaj: BE-ja të vendosë në të drejtën e kosovarëve për lëvizjen e lirë

Haradinaj: BE-ja të vendosë në të drejtën e kosovarëve për lëvizjen e lirë

22 January 2020 13:40

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, para nisjes së mbledhjes së re të Qeverisë, ka biseduar për zhvillimet e fundit politike në vend, me shefen e zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova.

Ai ka përsëritur kërkesën për lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës.

Haradinaj ka thënë se ka theksuar se “institucionet e vendit janë të përkushtuara për të vazhduar obligimet kontraktuale sipas MSA-së, në të gjitha etapat tona të funksionimit dhe se Kosova ka përfunduar të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave, fakt ky që i mbetet BE-së të vendos në të drejtën tonë për lëvizjen e lirë të qytetarëve tanë!”.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme