Arbëri

Ambasadori Grenell viziton këtë javë Prishtinën dhe Beogradin

Ambasadori Grenell viziton këtë javë Prishtinën dhe Beogradin

Ambasadori amerikan në Berlin, Richard Grenell do të vizitojë këtë javë Prishtinën dhe Beogradin, kanë konfirmuar zyrtarët e kësaj ambasade për Radion Evropa e Lirë.

Tash për tash, REL-it i është konfirmuar që Grenell, i cili është edhe i dërguari special i Presidentit amerikan Donald Trump për bisedimet paqësore Kosovë – Serbi, të enjten do të takohet me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.