Arbëri

Historia e dy Drenicave

Historia që i ka ndodhur popullit shqiptar, ka lënë gjurmët e saj. Pavarësisht reformave dhe luftërave që ndodhën nëpër krahina, Kosova mbetet e bashkuar.

Në Drenicë, gjithashtu, pati luftë, por kjo edhe pse i vuri epitetin Drenica e Kuqe dhe Drenica e Pashës, nuk e bëri ndarjen e saj.

Drenica e Kuqe dhe Drenica e Pashës. Kështu njihet për shumë persona rajoni i Drenicës, raporton emisioni SOT në KTV.

E tërë kjo, sipas historianëve, nisi në shekullin e 19-të.

Në kuadër të rezistencës që është bërë në vitin 1837, janë prodhuar edhe armë në këto pjesë.

Kërkesat e Pashës ishin të patolerueshme për shqiptarët, pasi ai përveç taksave, ka kërkuar dhe diçka tjetër.

Dallimi mes dy drenicave vërehet ende, thotë plaku Sejdi Leku.

Pavarësisht historisë së ndodhur, e shkuara nuk mund të ndikojë asnjëherë në ndarjen e shqiptarëve.