Arbëri

Klubi i Prodhuesve thotë se prej taksës importi ka shënuar rënie e eksporti ngritje

Klubi i Prodhuesve thotë se prej taksës importi ka shënuar rënie e eksporti ngritje
 

Kosova vazhdon të ketë bilanc negativ tregtar në raport me partnerët e saj, megjithatë pas vendosjes së tarifës 100 për qind, të dhënat tregojnë që në vitin 2019 importi ka pësuar rënie.

Kështu u tha në tryezën e diskutimit të organizuar nga Klubi i Prodhuesve të Kosovës e cila ka për qëllim diskutimin mbi efektet e tarifës doganore 100 për qind ndaj importeve nga Serbia dhe Bosnja, në ekonominë e Kosovës.