Edhe një ish-pjesëtar i UÇK-së ftohet nga Specialja Foto: Koha

Edhe një ish-pjesëtar i UÇK-së ftohet nga Specialja

21 January 2020 16:07

Ish-pjesëtari i UÇK-së, Selim Krasniqi është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale në Hagë.

Lajmi është bërë i ditur nga ana e vetë Krasniqit përmes një postimi në Facebook. Kë bërë të ditur se është ftuar në cilësinë e të dyshuarit.

“Në këto momente pranova ftesën nga zyra e prokurorisë së specializuar, për t’u paraqitur në Hagë më 6.02.2020, në cilësinë e të dyshuarit! Krenar me luftën e UÇK-së, kontributin tim dhe familjarëve të mi dhe gjakun e derdhur për liri. Lavdi gjithë të rënëve për liri”, ka shkruar ai.

Image

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme