Arbëri

PSD: Të zbardhet marrëveshja për linjën komerciale ajrore Kosovë-Serbi

PSD: Të zbardhet marrëveshja për linjën komerciale ajrore Kosovë-Serbi

Partia Socialdemokrate, me kryetar Dardan Molliqajn, ka kërkuar të zbardhen detaje lidhur me marrëveshjen për linjën ajrore Kosovë – Serbi.

“Republika e Kosovës, dje, nënshkroi marrëveshje për fluturime komerciale me Serbinë. Marrëveshja u përcoll me një mungesë shqetësuese të informatave bazë. Opinioni u privua nga mundësia për ta kuptuar përmbajtjen e marrëveshjes. Çfarë kanë nënshkruar autoritetet e Aviacionit Civil të Kosovës dje? Asnjë detaj nuk dihet. Krejt çfarë na u tha është hapja e linjës ajrore Prishtinë- Beograd”, thuhet në reagim.