Grupi për Mbrojtjen e Badovcit me nismë për pastrimin e liqenit

Grupi për Mbrojtjen e Badovcit me nismë për pastrimin e liqenit

21 January 2020 14:33

Grupi për Mbrojtjen e Liqenit të Badovcit, ka bërë të ditur se do ta zhvilloj një aksion për pastrimin e liqenit më 26 janar në ora 10:00, raporton Koha.net.

“Niveli i ujit në liqenin e Badovcit ka ra drastikisht, dhe kjo ka bërë që tonelata të tëra mbeturinash të ndryshme nga materiale të ndryshme, të dalin në sipërfaqe, konkretisht brigjeve tani më të thata të liqenit, që dikur ishin me ujë, dhe që pas një kohe prapë do të mbushen me ujë, kur niveli i ujit të kthehet në suaza normale (në pranverë), pas reshjeve dhe akumulimeve nga bora.
Kjo rënie drastike e nivelit të ujit, në njëfarë forme është thirrje për ne që ti dalim në ndihmë Badovcit dhe ta pastrojmë, e këtë e kemi obligim qytetar, njerëzor, ngase nga aj furnizohemi me ujë, dhe e kemi resurs të rëndësishëm edhe për nevoja dhe aktivitete tjera”, thuhet në një njoftim të Grupit. Në këtë njoftim kërkohet angazhimi vullnetar i atyre që duan të bëhen pjesë e kësaj nisme.

Aksionin do ta mbështesë Hortikultura si dhe Ujësjellësi Rajonal Prishtina.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme