Haradinaj në takim lamtumirës me komandantin e karabinierëve italianë në Kosovë, Paolo Pelosi

Haradinaj në takim lamtumirës me komandantin e karabinierëve italianë në Kosovë, Paolo Pelosi

21 January 2020 13:33

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim lamtumirës, komandantin e Njësisë së Specializuar Multinacionale (MSU) në kuadër të KFOR-it, kolonel Paolo Pelosi, të cilin e ka falënderuar për punën dhe kontributin e tij të deritanishëm në Kosovë, në forcimin e sigurisë, të rendit dhe ligjit në Kosovë.

Përmes një kumtese për media, theksohet se Haradinaj tha se Njësia e Karabinierëve italianë ka bërë punë të shkëlqyer në Kosovë dhe në bashkëpunim të mirë me institucionet e Kosovës, kanë ofruar siguri për të gjithë qytetarët e Kosovës.

“Roli juaj dhe i karabinierëve për ruajtën e qetësisë, rendit dhe krijimin e një klime të sigurisë është i një rëndësie të veçantë dhe për këtë u jemi mirënjohës”, tha kryeministri në detyrë Haradinaj, duke vlerësuar se Italia ka dhënë dhe vazhdon të japë kontribut të veçantë edhe përmes trupave paqeruajtëse që veprojnë në kuadër të KFOR-it.

Ndërsa, komandanti i Njësisë së Specializuar Multinacionale (MSU), kolonel Paolo Pelosi, pasi shprehu falënderimin për bashkëpunimin me institucionet e Kosovës tha se kjo njësi do të vazhdojë angazhimin e saj për paqen dhe sigurinë e të gjithë qytetarëve të Kosovës.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme