Korisha, epiqendra e tërmetit të sotëm në rajonin e Prizrenit
Nëpërmjet një komunikate, Shërbimi Gjeologjik i Kosovës, ka bërë të ditur se sot në ora 10:26 sipas kohës lokale, Kosova është goditur nga një tërmet me magnitudë 2.8 sipas shkallës Rihter, përkatësisht me intensitet IV ballë të Merkalit.
Sipas komunikatës, thellësia hipoqendrore ishte 4 km. Epiqendra e këtij tërmeti ishte 10 km në veri-lindje të Prizrenit, në lindje të Korishës.
11:13
Tërmet prej 2.9 shkallësh në Gjinoc të Suharekës
Një tërmet prej 2.9 shkallës është regjistruar në në fshatin Gjinoc të Suharekës, sipas të dhënave nga Qendra Seizmologjike Euro-Mediterane.