Arbëri

Osmani: Në këto ditë të vështira, figura e Rugovës na ndihmon të tejkalojmë mosdurimin për njëri-tjetrin

Osmani: Në këto ditë të vështira, figura e Rugovës na ndihmon të tejkalojmë mosdurimin për njëri-tjetrin
Foto: Koha

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar sot në 14 vjetorin e vdekjes ish presidentin e Kosovës nga kjo parti, Ibrahim Rugovën.

Osmani thotë se në katërmbëdhjetë vjetorin e vdekjes së udhëheqësit dhe themeluesit të Kosovës së pavarur e moderne, Presidentit Ibrahim Rugova, “më shumë se kurrë kemi nevojë të mësojmë prej urtësisë së tij politike, së pari, për të ndërtuar ura të brendshme, dhe pastaj, për t’i mirëmbajtë dhe riparuar urat me miqtë tanë ndërkombëtarë”.