Arbëri

Thaçi thotë se politika paqësore dhe miqësia me SHBA-në dhe Perëndimin janë trashëgimi e Ibrahim Rugovës

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka kujtuar sot ish-presidenti Ibrahim Rugova, në 14 vjetorin e vdekjes së tij.

Thaçi, përmes një postimi në Facebook thekson se politika paqësore dhe miqësia me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Perëndimin, janë vlera e trashëgimi të Ibrahim Rugovës.

14 vjet nga vdekja e ish-presidentit Ibrahim Rugova

“Në 14 vjetorin e vdekjes së Presidentit Rugova nderojmë kontributin e madh të tij në rrugëtimin e gjatë dhe të mundimshëm të popullit tonë drejt lirisë dhe pavarësisë. Politika paqësore dhe miqësia me SHBA-në e Perëndimin janë vlera të përhershme të trashëgimisë së Presidentit Rugova”, përfundon Thaçi.