Dëshmitarët e identifikojnë Gjokiqin për krimin në lagjen “Kristal” të Pejës

Arbnora Luta Arbnora Luta 20 January 2020 20:21

Shaban Kaliqani këtë të hënë, ka vazhduar dëshminë në rastin kundër të akuzuarit për krime lufte, Zoran Gjokiq.

Kaliqani, që është i mbijetuar nga sulmi në lagjen Kristal të Pejës, që ndodhi më 29 mars të 1999-s gjatë dëshmisë së tij, tha se Gjokiqi është personi që ka vrarë dy civilë shqiptarë në këtë datë, raporton KTV.

E disa minuta më vonë, gjyqtari vendosi që mediave t’ua ndalojë xhirimin e vazhdimit të seancës, derisa Kaliqani vazhdoi dëshminë e tij për më shumë se dy orë.

Megjithatë, kur Kaliqani është pyetur nga mbrojtja e të akuzuarit nëse personi që e kishte identifikuar në fotografi në vitin 2000 ishte i njëjti me Gjokiqin, ai nuk ka qenë i sigurt, duke theksuar kohën prej 20 vjetësh.

Ai tutje ka shtuar se që nga ajo ngjarje, nuk ka qenë në gjendje të punojë dhe se edhe sot, e ka të rëndë të dëshmojë.

trupit gjykues, dëshminë e tij e ka dhënë edhe Murat Xhemajli.

Seanca e radhës në këtë rast, do të mbahet më 21 shkurt, ku pritet të dëshmojnë Bernadika Marku dhe Fatmir Shala.

Zoran Gjokiqi u arrestua vitin e kaluar.

Ai akuzohet nga Prokuroria Speciale se gjatë muajve mars-prill 1999, në lagjen “Kristal” të Pejës, bashkë me një grup personash të nacionalitetit serb, të veshur me uniforma policore, paramilitare e ushtarake, ka shkaktuar vuajtje, frikësim ndaj popullatës civile, vrasje, plaçkitje e urdhërim për zhvendosje.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme