KOHA shpall konkurs për Agjent Marketingu për terren Foto: Alban Bujari / Koha

KOHA shpall konkurs për Agjent Marketingu për terren

20 January 2020 15:36

Agjentët kërkohen për qytetet: Mitrovicë; Prizren; Gjakovë; Pejë dhe Prishtinë

Detyrat dhe përgjegjësitë:

Të hulumtojë tregun dhe të gjejë klientë të rinj

Të vizitojë klientët dhe të bëjë prezantimin e ofertave /shërbimeve të Grupit KOHA

Përgatit kontratat

Përgatit raporte për aktivitetin e punës dhe i raporton shefit të marketingut

Shkathtësitë që kërkohen dhe kriteret që duhen plotësuar:

Të ketë mbaruar së paku shkollimin e mesëm

Të jetë komunikativ dhe të ketë vetiniciativë

Të ketë përvoje pune në shitje minimum 2 vite

Të jetë fleksibil dhe i përgatitur për t’u adaptuar në çdo situatë

Të posedojë patentë shoferi

Ftohen të interesuarit që duan të aplikojnë për këtë vend pune të dërgojnë dokumentet si vijon:

CV-në së bashku me foto, si dhe dëshmitë e përgatitjes shkollore

Letër Motivuese;

Dëshmi mbi përvojën e punës në fushën përkatëse;

Certifikatat e trajnimeve eventuale;

Aplikimi bëhet përmes e-mailit – [email protected]

Aplikacionet mund t’i dërgoni deri me datën 7 shkurt 2020.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme