Haradinaj: Kosova duhet të krijojë Zonë të veçantë ekonomike zvicerane

Haradinaj: Kosova duhet të krijojë Zonë të veçantë ekonomike zvicerane

20 January 2020 15:21

Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj është takuar Stefan Sarkany, President i Dhomës së Tregtisë, Industrisë dhe shërbimeve Zvicër – Kosovë.

Haradinaj ka thënë se Kosova dhe Zvicra, suksesshëm kanë arritur të mbajnë dhe avancojnë marrëdhënie të shkëlqyera ekonomike dhe politike, ndaj në këtë kontekst, ai tha se ka ardhë koha që të krijohet Zona Ekonomike Zvicerane, me qëllim të intensifikimit të bashkëpunimit ekonomik dhe partneritetit mes dyja vendeve.

Në takim u bisedua edhe për krijimin e hapësirës së përfaqësimit të diasporës kosovare në Zvicër, në Parlamentin e Kosovë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme