"Lufthansa" ia dorëzon Aviacionit Civil njoftimin për operim në linjën Prishtinë – Beograd

"Lufthansa" ia dorëzon Aviacionit Civil njoftimin për operim në linjën Prishtinë – Beograd

20 January 2020 14:44

Ministria e Infrastrukturës, nëpërmjet një komunikate ka bërë të ditur se të hënën në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Berlin të Gjermanisë, kompania gjermane e fluturimeve, ”Luthansa”, i ka dorëzuar Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës njoftimin për operim të kësaj kompanie në linjën Prishtinë – Beograd dhe anasjelltas.

Sipas këtij njoftimi, Kompania “Lufthansa”, duhet të kërkojë aprovimet dhe licencat për të gjitha fluturimet, sipas kërkesave, rregulloreve dhe Ligjeve në fuqi të Republikës së Kosovës, sipas marrëveshjes për ECAA.

Drejtori i Autoritetit të Aviacionit Civil, Eset Berisha, ka shprehur mirënjohjen e thellë të Republikës së Kosovës, ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Komunikata ka bërë të ditur se ceremoninë e dorëzimit të njoftimit ka marrë pjesë këshilltari për siguri kombëtare i presidentit Donald Trump, Robert O’ Brien.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

sabiti21/01/2020 10:19

do te isha shume me i lumtur nese këshilltari për siguri kombëtare i presidentit Donald Trump, Robert O’ Brien do te na mundesonte linjen direkte Prishtine-New York!!!!

Shto koment

Të ngjashme