Fondi i Grave të Kosovës ndau 59,266€ për 20 organizata anëtare të RrGK

Fondi i Grave të Kosovës ndau 59,266€ për 20 organizata anëtare të RrGK

20 January 2020 14:43

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) mbajti sot sesionin orientues me ç’rast ndau 19 grante për 20 organizata përfituese në Kosovë, në kuadër të Fondit të Grave të Kosovës (FGK), me shumën e përgjithshme prej 59,266.00€. Më specifikisht, grantet që u dhanë në këtë raund janë mbështetur nga Agjencioni Austriak për Zhvillim (ADA), nëpërmjet iniciativës së RrGK-së "Avancimi i iniciativës për të Drejtat e Grave" të bashkë-financuar nga UN Women në vlerë prej 48,410€, si dhe nëpërmjet iniciativës të RrGK-së "Fuqizimi i të rinjve për një të ardhme të qetë, të avancuar dhe të suksesshme në Kosovë” të mbështetur nga UN Women në vlerë prej 10.866€.

Këto iniciativa do të kontribuojnë direkt në zbatimin e Strategjisë aktuale të RrGK-së për vitet 2019-2022, e cila është përpiluar bashkë me anëtaret e RrGK.

Përfituesit e granteve të FGK janë:

Grant Avokimi Individual për një Organizatë:

· EcoKosWomen – EKW me iniciativën: “Avokim për qasje më të lehtë të grave në grante, në komunën e Prishtinës” (3,649.00€, përkrahur nga ADA dhe UNW)

· Organizata e Personave me Aftësi të Kufizuara Fizike, Handikos Prishtina me iniciativën: “Integrimi i grave dhe vajzave me aftësi të kufizuara në shoqëri” (2,470.00€, përkrahur nga ADA dhe UNW)

· Shoqata e Grave Aureola me inicativën: Avancimi i ligjit të trashëgimisë (2,300.00€, përkrahur nga ADA dhe UNW)

· Shoqata e Gruas Pensioniste “Vita-Jeta” me iniciativën: “Diabeti tek të moshuarit” (2,030.00€, përkrahur nga ADA dhe UNW)

· Shoqata e Grave Bletare "Okarina e Runikut" me inicativën: “Promovimi i punësimit për përfituesit e Skemës së Ndihmës Sociale në Rajonin e Drenicës” (3,110.00€, përkrahur nga ADA dhe UNW)

· Komiteti i Grave të Verbra të Kosovës me inicativën: “Respektimi i të drejtave të grave të verbëra dhe me të parë të dobësuar të garantuara me ligj” (2,832.50€, përkrahur nga ADA dhe UNW)

· Shoqata e Mamive të Kosovës me iniciativën: “Promovimi i shëndetit të nënës dhe fëmijës përmes fuqizimit të rolit të mamisë” (3,857.50€, përkrahur nga ADA dhe UNW)

· Psikoterapeutet në Veprim me inicativën: “Shëndeti dhe trajtimi i sëmundejve të heshtura tek gratë e moshës së tretë” (3,242.50€, përkrahur nga ADA dhe UNW)

· Qendra për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve me inicativën: “Fuqizimi i grave viktima të dhunës me baza gjinore përmes programeve të ri-integrimit” (3,355.00€, përkrahur nga ADA dhe UNW)

· Shoqata e Gruas me iniciativën Fuqizimi i grave në tregun e punës: “Fuqizimi i grave në tregun e punës” (3,105.00€, përkrahur nga ADA dhe UNW)

· Iniciativa e Pavarur e të Verbërve me inicativën: “Dua të bëjë një jetë dinjitoze” (2,955.00€, përkrahur nga ADA dhe UNW)

· Qendra për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve Raba Voca me inicativën: “Thyej heshtjen” (3,351.00€, përkrahur nga ADA dhe UNW)

· Shoqata e të Verbërve dhe me të Pamë të Dobësuar me inicativën: “Mbështetja e personave të verbër dhe personave me të pamë të dobësuar për pamvarësim në jetë” (2,982.50€, përkrahur nga ADA dhe UNW)

· Shoqata e Grave Fermere "Krusha e Vogël" me inicativën: “Edukimi shëndetësor i grave në viset rurale” (3,195.00€, përkrahur nga ADA dhe UNW)

· OJQ Drugëza me iniciativën: “Avancimi i të drejtave të grave në pronë dhe fuqizimi ekonomik i tyre” (2,136.00€, përkrahur nga UNW)

· OJQ Gruaja Hyjnore me inicativën: “Vetëdijësimi i vajzave dhe grave rreth shëndetit reproduktiv” (2,995.00€, përkrahur nga UNW)

· Youth Center Lipjan me inicativën: “Përkrahja e vajzave dhe grave për pjesëmarrje aktive në ekonomi” (2,940.00€, përkrahur nga UNW)

· Handikos Mitrovica me inicativën: “Shoqata e Personave me Aftësi të Kufizuar të Mitrovicës – Handikos Mitrovica” (2,785.00€, përkrahur nga UNW)

Grante Avokimi në Partneritet për Ndryshim:

· Medica Kosova & Dijepi i Buzëqeshjes me inicativën: “Mobilizimi i grave asambleiste për adresimin e nevojave të grave të traumatizuara nga lufta” (6,295.00€, përkrahur nga ADA dhe UNW).

Fondi i Grave të Kosovës (FGK) i RrGK-së ofron grante të vogla për organizatat e grave që nuk kanë qasje në burime të tjera të financimit dhe të cilat kërkojnë të punojnë për të drejtat e grave, veçanërisht për grupet që punojnë në vende rurale dhe/apo personat e margjinalizuar. Që nga viti 2012, FGK ka ndarë 193 grante, duke përkrahur 119 organizata, me shumën prej 1,011.288€. Në vitin 2020, Fondi i Grave të Kosovës mbështetet nga Agjencioni Austriak për Zhvillim (ADA), Bashkimi Evropian dhe UN Women.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme