Nënkryetari i Kuvendit nga PDK-ja, Memli Krasniqi pas mbledhjes së këtij institucioni ka kritikuar shumicën parlamentare për zvarritjen e krijimit të institucioneve.
Ai ka kërkuar që të shpejtohet me krijimin e Qeverisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Kërkesa jonë qe atë të cilët kanë marrë mandat sa më shpejt t`i përmbushin themelimin e institucioneve. Themelimi i tyre nuk është me video lojëra. Barra e përgjegjësisë i takon partisë fituese, t'i kryejnë obligimet sa më herët sepse nëse hyjmë në mars do të kemi bllokadë edhe në buxhet. Pozicioni i PDK. Ne qëndrojmë në opozitë dhe kjo nuk ndryshon deri në zgjedhjet e ardhshme. Nuk do t'i përgjigjemi ftesave nëse ka për koalicion”, ka thënë Krasniqi.
Për dallim prej tij, shefi i Kuvendit, Glauk Konjufca dhe zëvendësi i tij nga LDK-ja, Kujtim Shala nuk janë deklaruar për media.