Arbëri

“Familja dhe Shpresa” i kërkon Konjufcës të iniciojë plotësimin e Ligjit për Gjykatën Speciale

“Familja dhe Shpresa” i kërkon Konjufcës të iniciojë plotësimin e Ligjit për Gjykatën Speciale
 

Kryetarja e shoqatës nga Klina “Familja dhe Shpresa”, Zana Bytyçi-Geci, ka kërkuar një takim me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, për të diskutuar për plotësimin e Ligjit për Gjykatën Speciale.

Sipas një njoftimi për media nga kjo shoqatë, Bytyçi-Geci, në letër i ka kërkuar Konjufcës të iniciojë plotësimin për Ligjin për Gjykatën Speciale, “në mënyrë që gjykata në fjalë të merret edhe me krimet e Serbisë ndaj civilëve shqiptarë e t’i ndëshkojë vrasësit serbë për krimet e bëra gjatë luftës së viteve 1998-1999”.