Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Tërmet në Kukës e Peshkopi, lëkundjet ndihen edhe në Tiranë e Shëngjin

Tërmeti në Thumanë. Foto: Reuters

Dy tërmete kanë goditur Shqipërinë në pak minuta, një në Kukës dhe një në Peshkopi.

Fillimisht u njoftua për tërmete me magnitudë 4.6 dhe 4.5 ballë, teksa më vonë ministria e Mbrojtjes ka bërë me dije se kanë qenë 3.9 dhe 3.8, raporton Tch.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në Kukës lëkundjet kanë qenë të forta, dhe janë ndier edhe në Tiranë dhe Shëngjin.

“Sipas informacionit paraprak nga IGJEUM, dy lëkundje me magnitudë 3.8 dhe 3.9 të shkallës rihter janë ndier në Dibër e Kukës. Nuk raportohen dëme nga shtabet e EC në këto dy bashki”, ka thënë ministria shqiptare e Mbrojtjes.