Programi i USAID për Sistemet e Menaxhimit të Energjisë (SME) në Ballkan Artikull i Sponsorizuar

Programi i USAID për Sistemet e Menaxhimit të Energjisë (SME) në Ballkan

17 January 2020 14:18

Tetra Tech ES, Inc (Tetra Tech) po implementon një projekt të Agjencisë së SHBA për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) që synon promovimin e përdorimit të Sistemeve të Menaxhimit të Energjisë (SME) për pronarët e ndërtesave publike, private ose tregtare në Ballkan, me qëllim të uljes së konsumit të energjisë, përmirësimit të efikasitetit të energjisë dhe optimizimit të proceseve të prodhimit.

Si pjesë e projektit, Tetra Tech është në kërkim të zgjedhjes, dhe krijimit të një partneriteti, me pronarët e ndërtesave publike, private ose tregtare dhe industritë e interesuara për të përmirësuar praktikat e tyre të menaxhimit të energjisë, veçanërisht përmes zbatimit të një SME.

Partnerët e zgjedhur do të kenë qasje në teknologjinë më të fundit amerikane të menaxhimit të energjisë dhe do të përfitojnë nga mbështetja e mëposhtme:

Sistemi i Menaxhimit të Energjisë: Partnerët do të përfitojnë mbështetje financiare nga USAID për të mbuluar pjesërisht shpenzimet e projektimit, instalimit dhe komisionimit të një SME të rë që do të sigurohet nga një prodhues lider Amerikan.

Mbështetja pas Shitjes: SME mund të përfshijë një kontratë mirëmbajtjeje që mbulon pjesë këmbimi dhe punën për të mbajtur SME në një gjendje optimale.

Trajnime: Partnerët do të aftësohen për të operuar dhe shfrytëzuar SME ashtu që të kuptojnë, monitorojnë, dhe optimizojnë më mirë shfrytëzimin e energjisë për të ngritur efikasitetin dhe që të kursejnë shpenzime.

Tetra Tech tani fton shprehje interesi nga pronarët e ndërtesave dhe objektet industriale të interesuara për partneritet në mundësinë e lartpërmendur. Nëse jeni të interesuar për informacione të mëtejshme dhe pjesëmarrje të mundshme në këtë program, ju lutemi na kontaktoni në [email protected] deri më 27 janar, 2020.

Partnerët e zgjedhur do të kenë një potencial të demonstruar për kursime të energjisë, pa SME ekzistuese, dhe gatishmërinë për të blerë dhe operuar një SME me një kosto të zvogëluar. Programi do të fillojë në fillim të vitit 2020 me vizita teknike dhe përzgjedhjen e partnerëve.

1 Tetra Tech lëshoi një kërkesë për shprehje interesi në dhjetor 2019 dhe tani po zgjat afatin për aplikime.

(Artikull i Sponsorizuar nga USAID)

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme