Zvarritjet rrezikojnë parashkrimin e plotë të aktakuzës ndaj Shukri Bujës Foto: Koha

Zvarritjet rrezikojnë parashkrimin e plotë të aktakuzës ndaj Shukri Bujës

Saranda Ramaj Saranda Ramaj 15 January 2020 06:46

Njëzet muaj ka zgjatur gjykimi në Gjykatën Themelore në Prishtinë në rastin ndaj ish-kryetarit të Lipjanit, Shukri Buja dhe disa zyrtarëve të kësaj komune, të akuzuar për korrupsion.

Nga ky grup janë të vetmit zyrtarë që nga Gjykata Themelore në Prishtinë janë dënuar me burgim, porse shkalla e dytë ka aprovuar ndërkohë ankesën e të akuzuarve dhe prokurorit, duke e kthyer rastin në rigjykim. Disa muaj pasi lënda është kthyer në rigjykim nga Apeli ende nuk është caktuar seancë për këtë rast, shkruan sot “Koha Ditore”.

Për pasojë është gati e pamundur që një pjesë e të akuzuarve të marrin përgjigje nga gjykata në lidhje me veprimet që ua atribuon Prokuroria Speciale nëse procesi gjyqësor nuk përfundon brenda disa muajve në të dy shkallët. Madje, edhe nëse seanca e parë do të caktohej brenda disa ditëve.

Kjo për shkak se aktgjykimi i Themelores sërish do të atakohet në Gjykatën e Apelit qoftë nga të akuzuarit, qoftë nga prokurori i rastit. Ky proces ka edhe peshë të veçantë publike - është duke u monitoruar nga Bashkimi Evropian dhe është në regjistrin e rasteve të shënjestruara për liberalizim të vizave.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme