Presidentja e KE-së thotë se do të prezantojnë metodologji të re të zgjerimit Foto: Reuters

Presidentja e KE-së thotë se do të prezantojnë metodologji të re të zgjerimit

14 January 2020 17:39

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyne, tha sot se gjashtë muajt e ardhshëm do të jenë vendimtarë për marrëdhëniet midis Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor.

Von der Leyen theksoi se Komisioni Evropian do të dalë me një metodologji të re të zgjerimit brenda disa javësh.

Gjatë prezantimit të Presidencës kroate të Unionit në Parlamentin Evropian në Strasburg, Ursula von der Leyen i kërkoi Bashkimit Evropian të ruante vrullin kur bëhet fjalë për Ballkanin Perëndimor.

“Nëse duam një samit të suksesshëm BE-Ballkani Perëndimor në Zagreb, atëherë ne duhet të bëjmë detyrat tona të shtëpisë tani. Kështu që brenda disa javësh do të paraqesim metodologjinë tonë të re të zgjerimit për të diskutuar modernizimin e nevojshëm, dhe kryesisht për t’u dhënë miqve tanë të Ballkanit Perëndimor – Maqedonisë Veriore dhe Shqipërisë, perspektivën e fillimit të negociatave të pranimit”, tha von der Leyen, shkruan Shekulli.

Kroacia mori presidencën e radhës të Bashkimit Evropian më 1 janar të vitit 2020. Një nga përparësitë e Zagrebit është zgjerimi i Bashkimit Evropian me Ballkanin Perëndimor, duke i dhënë kështu një perspektivë të qartë negociatave të pranimit të Maqedonisë Veriore dhe Shqipërisë.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme