Arbëri

KDI-ja kërkon nga LVV-ja formimin sa më të shpejtë të qeverisë së re

KDI-ja kërkon nga LVV-ja formimin sa më të shpejtë të qeverisë së re

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), vlerëson qasjen konstruktive të subjekteve politike për konstituim pa vonesë të Kuvendit, më 26 dhjetor të vitit që lamë. Megjithatë, KDI thekson se korniza institucionale në bazë të rezultateve të zgjedhjeve të 6 tetorit 2019 mbetet ende pa u kompletuar tërësisht.

Duke pasur parasysh që vendi është duke u udhëhequr nga një qeveri në dorëheqje prej më shumë se gjashtë muajsh, KDI vlerëson se krijimi i qeverisë së re është urgjent.