Arbëri

Vuçiqi i prerë: Kishat në Mal të Zi janë serbe, ashtu si ato në Kosovë

Vuçiqi i prerë: Kishat në Mal të Zi janë serbe, ashtu si ato në Kosovë

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, gjatë një konference me gazetarët, tha se autoritetet e Malit të Zi duhet të bëjnë dialog në lidhje me Ligjin mbi liritë fetare me Kishën Ortodokse Serbe, pjesë e të cilës është Mitropolia Malazeze-bregdetare.

“Autoritetet malazeze flasin për Mitropolinë Malazeze-Bregdetare, ndërkaq duhet të flasin për Kishën Ortodokse Serbe”, ka thënë Vuçiq, transmeton Koha.net.