Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Morina: Trusti pati performancë pozitive vitin që shkoi

Në Fondin e Kursimeve Pensionale mjetet nën menaxhim shënuan rritje të lartë, me fondin total që iu afrua 2 miliardë euro apo 1.966 miliardë, që është një rritje vjetore prej 300 milionë euro.

Kështu u bë e ditur sot në një konferencë për medie të mbajtur nga drejtuesit e Fondit.

Ruzhdi Morina kryesues i Bordit të Trustit tha se FKPK për vitin 2019 ka arritur një performancë pozitive nga investimet prej 8.9 për qind, ndërkohë që e ka mbajtur luhatshmërinë e ulët, raporton kp.

Sipas tij, kthimi bruto shkoi në rreth 161 milionë euro në total, duke qenë kështu në vlerë nominale më i lartë ndonjëherë.

Ndërsa, në vitin 2018 kthimi në investime ishte 84. 7 milionë euro ose minus 5.3 për qind.

Morina tha se pothuajse 75 për qind e mjeteve të FKPK gjatë vitit 2019 ishin investuar në tregjet financiare ndërkombëtare.

Edhe Trusti regjistroi mbi 300 milionë euro fitim në vitin 2025 Ekonomi Trusti regjistroi mbi 300 milionë euro fitim në vitin 2025

“Edhe pse viti u përmbyll me rritje të fortë të performancës së tregjeve, përgjatë vitit ishin disa risqe dhe pasiguri me vlerësimin shumë të lartë të aksioneve, me përkeqësimin e fitimit të pritshëm të korporatave”, theksoi ai.

Sipas tij 25 për qind e mjeteve ose rreth 500 milionë euro në tregun e Kosovës, kurse 75 për qind e mjeteve të tjera janë të koncentruar në tregun e BE dhe ShBA.