Arbëri

Rukiqi: Ngërçi politik po krijon dëme të pariparueshme ekonomike në vend

Rukiqi: Ngërçi politik po krijon dëme të pariparueshme ekonomike në vend

Kriza politike në Kosovë si pasojë e vonesës në formimin e institucioneve të reja të dala nga zgjedhjet e 6 tetorit, ka krijuar efekte shumëdimensionale në fushën e ekonomisë dhe pritet që ky do të jetë një vit i vështirë për vendin tonë.

‘Ngërçi’ politik me të cilin po ballafaqohet shteti ynë tash e sa muaj, sipas kryetarit të Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka efekte negative në të gjitha proceset në shoqëri në përgjithësi, por edhe të ekonomisë në veçanti.