Arbëri

Qytetarët ankohen për shtrenjtimin e produkteve ushqimore

Qytetarët ankohen për shtrenjtimin e produkteve ushqimore
Foto: Koha

​Çmimet e produkteve bazë janë shtrenjtuar në Kosovë, e janë qytetarët që ankohen se këto çmime po bëhen të papërballueshme për ata.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, çmimet e konsumimit në dhjetor të vitit të kaluar janë shtrenjtuar për 0.2 për qind, krahasuar me periudhën e njëjtë të një viti më herët.