Gjykata e Apelit për një vit zgjidhi 17 mijë lëndë

Donika Voca Gashi Donika Voca Gashi 10 January 2020 19:20

Hetues, prokurorë e gjyqtarë, të gjithë sipas kryetarit të Gjykatës së Apelit duhet ta ngritin nivelin e profesionalizmit në trajtimin e rasteve të korrupsionit.

Në publikimin e të dhënave vjetore për punën e Gjykatës së Apelit, kreu i saj Hasan Shala ka vazhduar të jetë kritik sa i përket trajtimit të këtyre lëndëve nga kolegët e tij.

Derisa punën e gjykatës që ai udhëheq e ka paraqitur si njërin ndër sukseset me mëdha të viteve të fundit, me më shumë se 17 mijë lëndë të përfunduara.

Shala ka folur edhe për aktgjykimet e Gjykatës Supreme disa prej të cilave së fundi vërtetuan shkelje ligjore nga dy shkallët tjera të gjykatës.

Kreu i Apelit ka bërë të ditur edhe shqetësimin e tij sa i përket refuzimit të gjyqtarëve të Gjykatës së Apelit në Mitrovicë, të cilët për 6 muaj rresht kishin refuzuar të punonin dhe trajtonin lëndët.


Por, sipas Shalës, ata i janë rikthyer punës pas paralajmërimeve se do të dërgoheshin në Komisionin Disiplinor.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme