Arbëri

‎Grupi për mbrojtjen e Liqenit të Badocit, kundër ndërtimeve në këtë zonë

Foto: Koha
 

Paralajmërimi i realizimit të një projekti ndërtimor të kompanisë KAWA në zonën e liqenit të Badocit ka mobilizuar mbrojtësit e mjedisit, të cilët kanë krijuar një grup kundërshtues në rrjetin social “Facebook”.

Nazkmi Hasanramaj nga Klubi Alpin Prishtina, ka bërë të ditur se ky Klub është përpjekur prej disa vjetësh ta zgjerojë Rrjetin Bazik të Shtigjeve Rekreative, por pa sukses.