Lindon Kqira është ndër njerëzit e fundit që ka marrë gradë diplomatike nga ministri në largim i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli.
Nëpërmjet një vendimi të dyshimtë, zyrtari i Partisë Liberale (PLK) është dërguar në Ambasadën e Kosovës në Shkup, në krye të së cilës është kryetari i nderit i së njëjtës parti Gjergj Dedaj, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNëpërmjet vendimit, Kqirës i bëhet grada diplomatike “ministër këshilltar”, e treta për nga lartësia – fill pas gradës ambasador dhe ministër.
“Z. Liridon Kqira i bëhet barasvlerësimi i gradës Konsull i Përgjithshëm, në gradën Ministër Këshilltar”, thuhet në vendimin e Pacollit. “Z. Liridon Kqira, sipas dekretit të presidentit të Republikës së Kosovës për emërimin e tij, shërben në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Shkup/Maqedoni, me mandat 4 vjeçar”.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)