Arbëri

Presidenti nuk e nënshkruan avancimin e gjyqtarit që nxori vendimin për tjetërsimin e pronës milionëshe të RTP-së

Presidenti nuk e nënshkruan avancimin e gjyqtarit që nxori vendimin për tjetërsimin e pronës milionëshe të RTP-së
 

Gjyqtari i Gjykatës Themelore në Prishtinë, Lekë Prenaj, ka konkurruar për t’u avancuar në pozitë. Prenaj nga udhëheqësi i Divizionit Civil në Gjykatën e Prishtinës ka tentuar të bëhet gjykatës i Dhomës së Posaçme në Gjykatën Supreme, shkruan sot “Koha Ditore”.

Prenaj, për të cilin “Koha Ditore” muaj më parë ka raportuar se ka nxjerrë aktgjykim nëpërmjet të cilit ka tjetërsuar jashtëligjshëm pronën e ish-Radiotelevizionit të Prishtinës, siç ka marrë vesh gazeta, nuk është dekretuar nga presidenti Hashim Thaçi.