Arbëri

Raketat iraniane “Shahab 3 MRBM” me rreze veprimi 2 mijë kilometra

Mediumi britanik “Dailymail”, ka publikuar hartën me rrezen e veprimit të raketave iraniane “Shahab 3 MRBM”. Këto raketa kanë një rreze veprimi 2000 km, shkruan Fjala.al, transmeton Koha.net.

Irani ka 150,000 trupa elitare të Gardës Revolucionare Islame, 350,000 ushtarë të rregullt dhe gjysmë milionë në rezervë.

Raketat balistike të Iranit, siç janë ato që u përdorën gjatë sulmit në bazat ajrore të SHBA-ve mbrëmë, janë “dhëmbët më të mprehtë” në armatimet e këqija të Teheranit.

Irani ka numrin më të madh të raketave në Lindjen e Mesme. Mungesa e një force ajrore moderne, ka detyruar Iranin për të krijuar aftësi goditje me rreze të gjatë, për të penguar armiqtë e saj në rajon të sulmojnë.

Këto raketa mund të arrijnë deri në 1.250 milje, distanca e mjaftueshme për të goditur Evropën Lindore dhe pjesën më të madhe të Indisë./Fjala.al/