Arbëri

Brenda një viti, rreth 2000 raste të tentim-kontrabandës me mallra

Brenda një viti, rreth 2000 raste të tentim-kontrabandës me mallra
Foto: Koha/Ilustrim

Autoritetet doganore të Kosovës thonë se gjatë vitit 2019, kanë evidentuar rreth 2000 raste të kontrabandës me mallra të ndryshme. Vlera e mallit që është tentuar të hyjë si kontrabandë, përmes pikave kufitare dhe në kufirin e ashtuquajtur ‘vija e gjelbër’, sipas përfaqësuesve të Doganës së Kosovës arrin në rreth 10 milionë euro.

Pjesa veriore e Kosovës e cila shtrihet në kufi me Serbinë, sipas Doganës së Kosovës ka qenë një nga zonat më të prekura nga kontrabanda.