Arbëri

Kumnova: Kosova asnjëherë nuk bëri presion sa duhet për të zbardhur fatin e të pagjeturve

Descriptive Text

Nesrete Kumnova nga Shoqata “Thirrjet e Nënave” ka thënë se ndihen më të lehtësuara që nuk po i lejojnë pelegrinët serbë tash e disa vite që të kryejnë pelegrinazhin e tyre në Gjakovë.

Ajo në Express Intervistë të KTV-së ka thënë se vizitat e tilla janë provokim sepse të njëjtit nuk kanë çfarë të vizitojnë.

Sipas saj ata vinë vetëm për t’i ngacmuar ndjenjat e familjarëve.

“Jo pse kemi marrë një lajm të ri por jemi më të forta e më të gëzueshme që ne nuk i lejojmë të hyjnë serbët në Gjakovë. Të gjithë ata shkije që kanë qëndru në Gjakovë kanë qëndru bashkë me shqiptarë, nuk e kemi ditë që janë pikërisht ata që do t’i mbysin qytetarët. E ndjejmë vetën të lehtësuar që nuk i lejuam shkijet të hyjnë në Gjakovë”, ka thënë ajo.

Ajo thotë se Kosova nuk ka bërë sa duhet presion në dialogun me Serbinë për zbardhjen e fatit të të pagjeturve.

“Këtë çështje nuk e kanë seriozisht asnjëra palë, as institucionet serbe e as ato shqiptare”, ka deklaruar ajo.

Ajo thotë se që pas luftës, të gjithë familjarët kanë mbledhur shënime për të parë se kush mungon.

Duke folur për monografinë e publikuar nga ajo, Kumnova thotë se të dhënat janë vetëm për qytetarët e Gjakovës.

Kumnova është shprehur e zhgënjyer me institucionet e vendit për moszbardhjen e fatit të personave të pagjetur.

“Unë nuk e di çfarë po i pengon që të zbardhet fati i të pagjeturve dhe t’i burgosin gjithë ata kriminelë. Është bërë një vit që kur i kemi dorëzuar dëshmitë në prokurori dhe ende nuk e dimë nëse një prokuror e ka marrë lëndën. Ne gjithmonë kemi fol me emra dhe mbiemrat sepse serbët në Gjakovë i kemi njohur. Përveç mediave askush tjetër nuk interesohet”, ka thënë ajo.

Ajo thotë se Kosova nuk ka bërë sa duhet presion në dialogun me Serbinë për zbardhjen e fatit të të pagjeturve.

“Këtë çështje nuk e kanë seriozisht asnjëra palë, as institucionet serbe e as ato shqiptare”, ka deklaruar ajo.

Ajo thotë se nga institucionet e mëparshme është punuar më shumë, pasi sipas saj, në kohën kur ajo ishte udhëheqëse e komisionit për të pagjetur, 19 herë ishin kthyer trupa nga Serbia.

“Ne kemi menduar dhe kërkuar që edhe në BE ta ngritim këtë çështje por nuk na është dhënë mundësia. Në Kosovë nuk ke kujt t’i drejtohesh. Asnjë ambasadorë ndërkombëtarë nuk ka munguar në vizita në shoqatën tonë, por kjo çështje mbetet ende e pazgjidhur”, ka thënë ajo.

Sipas saj në dialogun me Serbinë duhet të zbardhet fati i të pagjeturve, të paguhen dëmet e të arrestohen kriminelët, përndryshe nuk do të lejojnë një marrëveshje.