Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sekretari i VV-së thotë se Thaçi nuk e përmendi në takim afatin kohor

Foto: Koha / ilustrim

Sekretari i Lëvizjes Vetëvendosje, Kreshnik Ahmeti, thotë se presidenti Hashim Thaçi sot në takimin me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, nuk e ka përmendur kufizimin kohor, e aq më pak afatin prej 48 orëve.

Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se ky kufizim kohor nuk ka bazë kushtetuese.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Sot, si Sekretar për Marrëdhënie me Jashtë i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, isha pjesëmarrës në takimin e Kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, z. Albin Kurti, me Presidentin e Republikës së Kosovës. Mund të them që në asnjë moment Presidenti nuk ka përmendur kufizim kohor për nominimin e kadidatit/es për Kryeministër, e aq më pak afatin prej 48 orëve. Ky kufizim kohor apo çfarëdo kufizimi i ngjashëm, nuk ka bazë kushtetuese”, ka shkruar ai.

Sipas Ahmetit, në mbledhjen e ardhshme të Kryesisë sonë do të marrin vendim, në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, dhe mandej do t'ia dërgojnë zyrtarisht e me shkrim Presidentit propozimin tonë.