Arbëri

Rreth 40 raste nën hetime në Doganë për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Foto: Koha / ilustrim
 

Dogana e Kosovës, KEDS-i dhe Agjencia Kosovare e Privatizimit(AKP), janë ndër institucionet më të korruptuara në Kosovë bazuar në raportin pulsi publik nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) që ishte publikuar gjatë këtij viti.

Vetëm në Doganën e Kosovës, për dyshim të keqpërdorimit të detyrës zyrtare, brenda një viti janë trajtuar 40 raste, ndërsa, në proces gjyqësor për korrupsion janë mbi 10 zyrtarë doganorë të cilët janë edhe të suspenduar nga puna deri në një vendim të prerë nga gjykata.