Arbëri

Mot i kthjellët dhe me ngrica sot në Kosovë

Foto: Ilustrim

Mot sot në Kosovë do të jetë me kthjellime dhe ngrica orëve të mëngjesit.

Sipas njoftimit, deri nga mesdita kryesisht do të jetë i kthjellët. Pasdite dhe në mbrëmje vranësirat do të shtohen. Natën mundësi për reshje të dobëta shiu dhe bore.

5.01 - Ftohtë dhe me erë. Vranësira të ndryshueshme, vende-vende, kohëpaskohe reshje të dobëta bore.

6.01 - Ftohtë, kryesisht me vranësira.

7.01-8.01 - Ditën e martë, kryesisht kthjellët dhe me diell. Në mëngjes ngrica. Të mërkurën, pjesërisht vranët, me intervale më të gjata me diell. Orëve të mëngjesit ngrica. Temperaturat e ajrit kryesisht do të luhaten rreth vlerave mesatare. Minimalet nga -7C deri në -1C, e maksimalet nga 8C, ditën e shtunë, do të zbresin deri në +1C, ditën e hënë. Do të fryjë erë e lehtë nga verilindja 1-5m/s, e nga dita e diele mesatarisht e fuqishme dhe fuqishme nga veriu 7-14m/s.

Ndërsa, shtypja atmosferike do të mbetet e rritur mbi vlera normale.