Arbëri

Akuza e brishtë lë të lirë “Pronton”

Descriptive Text

Aktgjykimi lirues për të akuzuarit në aferën e njohur si “Pronto” mëngjesin e së premtes ka kontestuar edhe një herë përkushtimin e sistemit të drejtësisë në ndjekjen dhe gjykimin e aferave të mëdha korruptuese.

Lirimi i ish-zyrtarëve të lartë publikë, që një pjesë e madhe janë zyrtarë të PDK-së, ka qenë i befasishëm për vetë Prokurorinë Speciale.

Përderisa kryetari i trupit gjykues, Shashivar Hoti, ka thënë se prokuroria nuk ka ofruar prova të mjaftueshme për këtë rast, që dëshmon se të akuzuarit kanë kryer veprën për të cilën ngarkohen, prokurorja e rastit, Drita Hajdari, ka paralajmëruar ankesë në Gjykatën e Apelit, shkruan sot Koha Ditore.

Ankimimi ndaj këtij aktgjykimi mund të prodhojë një situatë të re, por edhe nëse lënda kthehet në rigjykim pak gjasa ka që gjykata brenda afatit ligjor të mund të përfundojë me vendim final për këtë rast. Edhe nëse Gjykata e Apelit e prish vendimin për aferën “Pronto” dhe rasti kthehet në rigjykim, atëherë i gjithë procesi i rigjykimit e edhe trajtimi në Gjykatën e Apelit duhet të bëhen brenda një viti- përndryshe rasti parashkruhet.

Një konstatim i tillë del nëse analizohen praktikat e trajtimit kohor nga ana e gjykatave.

Gjykata Themelore në Prishtinë nga e premtja ka kohë 30 ditë për të shkruar aktgjykim dhe për t’ua dorëzuar të gjitha palëve.

Palët, që në këtë rast janë Prokuroria dhe të akuzuarit, pas pranimit të aktgjykimit kanë afat 15 ditë për ankesë.