Arbëri

Mungojnë të akuzuarit e aferës “Pronto”, vetëm dy nga ta të pranishëm në seancë

Shumica e të akuzuarve në rastin e njohur si afera ”Pronto” mungojnë në gjykatë pak minuta para se trupi gjykues të shpallë vendimin për këtë rast.

E pranishme në këtë seancë është prokurorja speciale, Drita Hajdari dhe mbrojtësit e të akuzuarve, raporton Koha Ditore.

Nga të akuzuarit të pranishëm janë ish-këshilltari i Kadri Veselit, Nijazi Kryeziu dhe Rexhë Abazi, ish drejtori i Bordit të ndërmarrjes publike Hidro-Drini” në Pejë.