Kur dëgjoi se i vdiq nëna, vdiq edhe vëllai i dëshmorit Alushani

Kur dëgjoi se i vdiq nëna, vdiq edhe vëllai i dëshmorit Alushani

02 January 2020 11:45

Sot në orët e hershme të mëngjesit ka vdekur nga një sulm në zemër nëna e dëshmorit Ymer Alushani nga fshati Komoran i komunës së Drenasit, e menjëherë pas saj edhe djali, vëllai i Ymerit.

Lajmin e ka bërë publik nëpërmjet rrjetit social njëri nga familjarët e dëshmorit.

“Me pikëllim të thellë iu njoftoj se sot në orët e hershme të mëngjesit ndërroi jetë nga një sulm në zemër Miradia, së bashku me djalin Luan Alushani. Nëna dhe vëllai i dëshmorit Ymer Alushani”, shkruan një familjar.

Sipas informatave të Kosovapress, Luani ka vdekur posa ka kuptuar për vdekjen e nënës.

Varrimi bëhet sot në orën 15:00, në varrezat e lagjes Alushani.

Familjarët i ka ngushëlluar edhe presidenti Hashim Thaçi.

“Me pikëllim mora lajmin për vdekjen e nënës së Heroit të Kosovës Ymer Alushani, Miradije Alushani dhe djalit të saj, Luanit. Familjes Alushani i shpreh ngushëllimet më të thella për këtë humbje të dyfishtë”, shkruan Thaçi.

Familjarët më pas i ka ngushëlluar edhe kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati.

Më vonë, ka ngushëlluar edhe kryeministri në largim Ramush Haradinaj.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme