Arbëri

Këtë javë, moti në Kosovë deri në -8 gradë celsius

Foto: Alban Bujari / KD

Masat e ajrit me origjinë nga veriu i kontinentit do të mbesin prezente gjatë gjithë javës.

Si pasojë e prezencës së këtyre masave, mbi vendin tonë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Vranësirat ditën e mërkurë, vende-vende do të shoqërohen me fjolla të dobëta bore.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -4 deri -8 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-8m/s.