Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

20 vjeçari që Italia e akuzon për terrorizëm flet për KTV-në

Idriz Haziraj kishte tri vjet që punonte kamerier në qytetin Treviso në Itali.

Në fund të muajit të kaluar, 20-vjeçari nga fshati Rakosh i Istogut, u arrestua nga policia italiane, nën dyshimin për terrorizëm.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Bashkë me të u arrestua edhe vëllai i tij, Dakë Haziraj dhe tre kosovarë të tjerë. Ai mohon që vëllai i tij dhe shokët e tjerë të arrestuar, të kenë përkrahur ndonjë organizatë terroriste, raporton KTV.

Arrestimi i tyre ishte bërë pas një operacioni të policisë dhe karabinierëve italianë.

Mirëpo në këtë aksion, sipas Idriz Hazirajt, autoritetet italiane, nuk kanë gjetur asnjë provë që i lidhë grupin e kosovarëve me ndonjë sulm të mundshëm terrorist.

Derisa Idrizi është liruar dhe është në shtëpi që disa ditë, kryefamiljari Milazim Haziraj, nuk ka asnjë informacion për djalin tjetër të arrestuar.

58-vjeçari që vuan nga sëmundja e diabetit, thotë se djemtë e tij, kanë punuar gjithmonë me nder dhe se kanë ndihmuar familjen.

Më 30 mars, Policia italiane kishte arrestuar tre kosovarë, simpatizantë të organizatës terroriste ISIS, nën dyshimet se kishin udhëhequr një celulë xhihadiste, e cila planifikonte sulme terroriste në rrugën ikonike të Venecias, Rialto.