Policia e Kosovës ka njoftuar se nga muaji qershor i këtij viti deri më 10 gusht janë evidentuar 109 raste të zjarrëvënies, 71 raste “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe 95 raste “incidente zjarri”.
Këto raste sipas Policisë kanë shkaktuar rrezik për jetën e qytetarëve, por edhe pronën në përgjithësi, si atë private dhe shtetërore.
Lidhur me rastet e sipër cekura nga Policia e Kosovës të janë iniciuar procedura penale, dhe janë identifikuar 41 persona të dyshuar, si dhe janë arrestuar 20 persona të dyshuar të përfshirë në to.
“Gjatë kësaj periudhe ne falënderojmë qytetarët dhe institucionet tjera për bashkëpunimin dhe ndihmën e ofruar në funksion të identifikimit të shpejtë të incidenteve të zjarrit, parandalimit të rasteve tjera të rrezikut të përgjithshëm dhe shpërndarjen e informacioneve lidhur me vetëdijesimin për rrezikun potencial që mund të vije nga veprimet e pakujdesshme të disa personave. Policia e Kosovës po ndërmerr dhe do të ndërmerr masa të vazhdueshme ligjore ndaj të gjithë atyre individëve që në një formë apo tjetër rrezikojnë jetën apo pronën e qytetarëve, qoftë qëllimisht apo përmes pakujdesisë së shfaqur në çfarëdo forme”, thuhet tutje në njoftim.
-
Rreziku gjatë verës, Hoxha: Deri në 10 vjet burg për zjarrvënie të qëllimshme
-
Në Kosovë ditëve të fundit 633 zjarre, 23 të arrestuar për zjarrvënie
-
Policia ka identifikuar disa persona që dyshohen për zjarrvënie të qëllimshme ditëve të fundit
-
Policia në Pejë apelon për kujdes të shtuar ndaj rrezikut nga zjarret
-
Tetë vatra zjarri aktive në Kosovë