Arbëri

ZKA: MIT e Policia e Kosovës nuk po bëjnë sa duhet për të rritur sigurinë në trafik

ZKA: MIT e Policia e Kosovës nuk po bëjnë sa duhet për të rritur sigurinë në trafik
Foto: Koha/Ilustrim
 

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka publikuar raportin e auditimit të performancës “Siguria në trafikun rrugor”. Raporti konkludon se mungesa e zbatimit, organizimit dhe koordinimit të aktiviteteve nga autoritetet përgjegjëse e bën të pasigurt trafikun rrugor për pjesëmarrësit në trafik.

Në këtë raport theksohet se organet përgjegjëse, Policia e Kosovës, e cila duhet të garantojë zbatimin e rregullave nga pjesëmarrësit në trafik dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit së bashku me komunat, të cilat duhet të sigurojnë rrugë dhe infrastrukturë të sigurt për pjesëmarrësit në trafik, nuk janë efektive dhe nuk po bëjnë sa duhet për të rritur sigurinë në trafik.