Arbëri

A ka diskriminim në paga mes grave dhe burrave në Kosovë

Foto: Koha / Ilustrim
Foto: Koha/Ilustrim
 

Tringa Arifi, rreth 24 vjeç nga Prishtina është e papunë. Ajo është në përfundim të studimeve në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës.

Tringa thotë se ka aplikuar në shumë konkurse për punësim si në institucione publike ashtu edhe në sektorin privat, por që deri më tani nuk ka arritur të sigurojë një vend të qëndrueshëm pune.